Parashikimi i motit

Moti nesër e pasnesër, në mëngjes mjegull e radiacionit e pasdite rreze dielli

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike me sot do të vijojë edhe për gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sipas Institutit, kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

“Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira  të pakta të cilat do ti takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.