Parashikimi i motit

Moti nesër e pasnesër, me diell e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.