
Moti nesër e pasnesër, i vranët dhe me intervale me diell
29.9.2020 - 20:00
Gjatë dy ditëve të ardhshme moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thekson Instituti.