Moti nesër e pasnesër (FOTO)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me ditët e fundit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, kryesisht në orët e mesditës dhe në mbrëmje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK./21Media