Moti në vikend në Kosovë, të dielën priten reshje në formë sqote

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira, të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihet të sjellin riga shiu, të cilat intensitetin do ta rritin të dielën.

Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diel parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.

Të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjikë parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s.