Moti në vikend me vranësira, reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dy ditët në vikend do të ketë vranësira, reshje shiu e bore.

Sipas IHMK, sot do të mbajë moti i vranët dhe me interval te shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Ndërsa nesër, të dielën sipas IHMK, do të mbajë mot me diell vranësira te cilat vonë gjatë natës parashihen të sjellin reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1 – 6m/s