Moti në Shqipëri, zonat ku priten shtrëngata shiu

Moti gjatë ditës së sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë, në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshër lokal.

Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.