Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti në Shqipëri

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit lindor, në Shqipër, spas MeteoAlb.

Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të ketë shtim të lehtë të vranësirave duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme mbeten në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C./TCH