Moti - Foto: Rtv21
Moti në pesë ditët e ardhshme, nesër reshje bore
28.11.2021 - 17:05
Reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën. Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 e 13 gradë Celsius.
“Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, IHMK ka njoftuar se në vendin tonë do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.