Moti në pesë ditë, reshje të intensitetit të dobët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti përgjatë pesë ditëve të ardhshme do të jetë kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit është thënë se do do të lëvizin ndërmjet minus 4 deri 8 gradë Celsius.

Rigat e dobëta thuhet se parashihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.

Instituti njofton se edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin.

Reshje të intensitetit mesatar thuhet se parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës.

Tutje u tha se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.