Moti në Kosovë të premten e të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme të kësaj jave do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit, vranësira do të ketë ditën e shtunë, kur në disa vende mund të kemi edhe riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius.

Po ashtu, gjatë dy ditëve pritet të fyejë erë kryesisht nga juglindja.