Moti në Kosovë të premten e të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme të kësaj jave do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit.

Sipas Institutit, në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Po ashtu, gjatë dy ditëve pritet të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.