Moti në Kosovë të premten dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke iu afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore. Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës.

Sa u përket temperaturave, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes.