Moti në Kosovë të enjten dhe të premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së në dy ditët e ardhshme vendi ynë pas reshjeve të shiut dhe borës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas IHK-së, do të ketë një cilësi shumë të mirë të ajrit në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat minimale do të pësojnë ulje ndërsa ato maksimale do të mbesin konstante.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.