Moti në Kosovë, pritet shi gjatë gjithë javës

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka parashikuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë, pritet të jetë mot me shi.

Sipas njoftimit, nga 7 deri më 11 qershor do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.