Moti në Kosovë për javën e ardhshme, këto do të jenë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e tretë e nëntorit parashihet me mot kryesisht të ngjashëm, me diell dhe vranësira kalimtare.

“Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha duke e mbajtur këtë situatë relativisht të qetë meteorologjike”, thuhet në njoftim.

IHMK tutje thekson se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

“Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke  mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, njofton Instituti.