Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme – kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë javës parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Sipas IHMK do të ketë orë më shumë me diell krahasuar me javën e fundit. Sa u përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.