Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu. Nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media