Moti në Kosovë në javën e parë të qershorit

Nga nesër pritet që të ketë mot më të qëndrueshëm në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti në vend do të jetë në të njëjtën gjendje deri në vikend.

Ndërsa, temperaturat do të mbesin konstante me javën që lamë pas.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.