Parashikimi i motit

Moti në Kosovë në javën e parë të nëntorit

Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Ditën e martë parashihen reshje shiu ndërsa vende-vende edhe ditën e mërkurë dhe të enjte. Ndërsa ditët tjera kryeshisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e parë të nëntorit temperaturat do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Sipas IHK-së, gjatë këtyre ditëve do të fryejë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.