Ilustrim: NASER FEJZA
Moti në Kosovë në javën e parë të dhjetorit
Mot kryesisht i vranët me riga shiu e intervela me diell do të mbizotërojë në javën e ardhshme në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura minimale do të shkojë deri në minus 3 gradë celsius ndërsa ajo maksimale deri në 7 gradë.
Gjatë javës do të ketë edhe ngrica të dobëta ndërsa parashikohet mjegull dhe erë.
E hënë – Mot kryesisht i vranët. Në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 e 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.
E martë – Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 e 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E mërkurë – Mot kryesisht i vranët. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica të dobëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 e 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 e 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
E premte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 e 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.