Moti në Kosovë në javën e fundit të dhjetorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në javën e fundit të dhjetorit moti do të jetë i vranët dhe në disa intervale me diell.

Në viset e ulëta parashihen kohë pas kohe riga shiu ndërsa në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.