Moti në Kosovë në javën e dytë të nëntorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në javën e dytë të nëntorit do të ketë mot të ndryshueshëm.

Sipas Institutit, të mërkurën dhe të enjten pritet që të ketë riga shiu me intensitet të dobët.

Temperaturat minimale nga 8 deri më 12 nëntor pritet që të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Insituti thekson se kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

“Kjo për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”, përfunduaun ata.