Moti në Kosovë në dy ditët e fundit të prillit

Mot kryesisht i ngjashëm do të vazhdojë edhe për dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometrologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihen mundësi për riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s, njofton IHMK.