Moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme

Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjike të Kosovës, kjo situatë meteorologjike do të na përcjellë edhe ditën e enjte, përjashtim bëjnë disa zona ku mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu apo fjollë e dobët bore.

Sipas Institutit, të enjten parashihen intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.