Moti - FOTO NAIM KRASNIQI - KALLXO

Moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme, vendet ku priten reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e nesërme do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Nesër në viset malore, kryesisht në malet e Sharrit, parashihen reshje bore, sipas IHK-së.

Ndërsa, ditën e shtunë do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu e bore. Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjysma e parë e muajit mars do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta.