Moti në Kosovë në ditën e fundit të shkurtit dhe në ditët e para të marsit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herëpashershme të borës.

Sipas njoftimit nga IHMK-ja, nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Ndërsa nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s.