Foto: KALLXO.com

Moti në Kosovë në 5 ditët e ardhshme, në këtë ditë parashihen reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa të premten parashihen vranësira të dendura të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

Sipas Institutit, do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.