Moti në Kosovë në 5 ditët e ardhshme

E hëna dhe e marta e javës që po vjen është parashikuar të jenë me mot të vranët dhe me shi.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ndërsa të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë me diell.

“Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, IHMK ka thënë se këto dy ditë në disa vise të ulëta pritet që të ketë mjegull, ndërsa të premten parashihet që të ketë prapë shi në disa vende.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale pritet që të jenë një deri në katër gradë celsius, ndërsa ato maksimale tetë deri në 3 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.