Parashikimi i motit

Moti në Kosovë në 5 ditët e ardhshme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme do të kemi mot kryesisht të ngjashëm me të ditëve të fundit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, njofton Instituti.