Moti në Kosovë gjatë vikendit, të dielën temperatura minimale nën zero

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë vikendit.

Sipas Institutit, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Në fushat termike parashihet rënie të lehta.

Dita e diel parashihet të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.