Moti në Kosovë gjatë javës

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të jenë më të theksuara gjatë tri ditëve të para të javës, ndërsa në dy ditët e tjera do të mbretërojë mot i qetë dhe me intervale të shkurta diellore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe verilindja me shpejtësi deri 17m/s, ndërsa në pjesën e Dukagjinit kryesisht në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e  erës mund të arrijë mbi 24m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike me theks të veçantë cilësisë së ajrit, pritet të jetë e mirë, falë kushteve të favorshme meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Rtklive