
Moti - Foto: KALLXO.com
Moti në Kosovë gjatë fundjavës
07.2.2025 - 16:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se këtë fundjavë do të mbajë mot me diell, i përcjellur me vranësira të shpërndara.
Të shtunën, më 08.02.2025, sipas Institutit, moti parashikohet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -5°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 5°C deri në 8°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Kurse, po sipas IHMK-së, të dielën, më 09.02.2025, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga -6 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5°C deri në 8°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.