Moti në Kosovë, dita kur priten reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm.

Sipas Institutit, gjatë ditës së nesërme pritet mot i mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit.

Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu.

Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë sipas IHK-së, nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore.

Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë. Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.