Moti, Prishtinë Foto: Kallxo.com

Moti në javën e parë të shkurtit, kur priten reshje bore

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar që në 5 ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë  mot i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku pritet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minmale do të zbesin deri në -7 gradë Celsius të premten.

“Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, ka bërë të ditur IHMK.