Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti në javën e dytë të nëntorit

Java e dytë e nëntorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë të hënës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Të martën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Gjatë të mërkurës, moti pritet të jetë me intervale të gjata me diell. IHMK ka njoftuar se do të ketë vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

“Në mëngjes parashihet mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale”, bëhet e ditur në njoftim.

Edhe gjatë së enjtes do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, por që vranësirat parashihen të jenë më intensive edhe për rreth viseve mesatare dhe të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Ndërkaq, të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit dhe jugperendimit e lehtë deri mesatare. Gjatë vikendit sërish parashihen reshje të shiut”, përfundon njoftimin./21Media