Moti në dy ditët e para të tetorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët e në vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu.

Ndërsa, dita e shtune parashihet me mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, njofton IHMK.