Moti në dy ditët e ardhshme, të enjten priten reshje shiu

Në dy ditët e ardhshme moti në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat kryesisht do në nisin ditën e enjte dhe tutje parashihen që vranësirat të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s.