Moti në dy ditët e ardhshme, rikthehet shiu dhe bora, rrezik për vërshime në Dukagjin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar rreth kushteve atmosferike në dy ditët  e ardhshme në vend. Instituti ka paralajmëruar se pritet të ketë vërshime në disa zona të Dukagjinit.

Sipas njoftimit, të mërkurën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s”, thuhet në njoftim.

Kurse, të enjten parashihet që vendi të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

IHMK-ja thekson se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijojë kushte që të ketë reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore.

“Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s.