(Arkiv) Bora në Prishtinë - Foto: Atdhe Mulla

Moti në dy ditët e ardhshme, priten reshje të dobëta bore

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se në vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Sipas IHK-së, reshjet me intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

“Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.