Moti - FOTO KALLXO

Moti në dy ditët e ardhshme, ngrica në mëngjes

Në dy ditët e ardhshme  në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa temperaturat pritet të shënojnë ulje minimale, për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.