Moti në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se  në dy ditët e ardhshme në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe do të fryjë frymë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Foto: IHMK