Moti në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë pritet të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Instituti ka thënë se vranësirat më të fokusuara do të jenë përgjatë relievit malor.

Tutje është njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së nga drejtimi i verilindjes do të fryjë erë e lehtë deri në mesatar.

Foto: Facebook, IHMK