Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti në dy ditët e ardhshme me temperatura të larta, të enjten mund të ketë shkarkime rrufesh

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të vogla rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit, situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. “Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit”, thekson Instituti.