Moti në dy ditët e ardhshme, me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin në vend në dy ditët e ardhshme.

Sipas IHMK-së, më 29 dhe 30 korrik do të ketë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.

Tutje është thënë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius.

IHMK ka njoftuar se po ashtu do  të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Në disa vende të Kosovës sot pasdite ka mbiztoruar mot i ligë.Në disa video të dërguara në KALLXO.com, shihet tornado dhe stuhi breshëri dhe shiu.

Tornado dhe stuhi breshëri në Kosovë – VIDEO