Moti - FOTO KALLXO

Moti në dy ditët e ardhshme - i ftohtë dhe me reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot i vranët e me reshje bore, kohë pas kohe.

Sipas IHMK, temperatura minimale do jetë -6 gradë celsius, derisa ajo maksimale deri në 4 gradë celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës, kryesisht ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.