Foto: KALLXO.com

Moti në dy ditët e ardhshme, fillon ngritja e temperaturave

Mot i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se parashihen vranësira ndërsa vende-vende edhe riga shiu, kryesisht ditën e premte.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius.

Era kryesisht do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.