Foto: KALLXO.com

Moti në dy ditët e ardhshme, do të ketë shi e shkarkime rrufesh

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të ketë mot të ndryshueshëm.

Temperaturat parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

“Ky ndryshim vije si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë. Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell. Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie”, thuhet në njoftim.