Moti në dy ditë, të enjten priten riga shiu në formë stuhie

Në dy ditët në vazhdim pritet që të ndryshojë moti në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Ndërsa të enjten mund të ketë riga shiu në formë stuhie.