Moti në dy ditë, nesër reshje shiu dhe ulje e temperaturave

Moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat barike parashihen rënie të lehta dhe këto ndryshime do të mundësojnë mot të paqëndrueshëm duke sjellur reshje shiu ditën e mërkurë dhe ulje të temperaturave, kryesisht maksimaleve të ditës.

Reshjet më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa lindore dhe juglindore parashihet të ketë reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Nuk përjashtohen mundësit që në viset malore (Alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat do të jen për 2-4 gradë më të ulëta sesa në viset mesatare dhe të ulëta. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.